Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rraman Rraja, i cili është ndaluar nga policia në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është një personazh i cili njihet edhe më herët për bëmat e tij.

Në vitin 2016, Redjan Rraja ishte në një tavolinë me Elton Çiçon, kunatin e tij, kur ky i fundit u qëllua me disa plumba për të humbur jetën në vendngjarje.

Rraja me profesion stomatolog u akuzua nga policia si person i dyshuar fshehu provat e krimit në vendngjarje. Rraja po ashtu u denoncua nga ish-oficeri i Policisë Emiljano Nuhu se e ka kanosur në një lokal në Tiranë bashkë me kushërinjtë e tij, për të mbyllur çështjen Xhisiela Maloku.

Por edhe pse me precedentë të hapur me drejtësinë, Redjan Rraja vazhdonte normalisht aktivitetin e tij. Madje duke vazhduar edhe punën si dentist në burgun e Fushë-Krujës.

Punë që 34 vjeçari nga Nikla i Fushë-Krujës e mbante që nga viti 2014, edhe pse kishte një klinikë dentare me të shoqen në Krujë. Syri.net

Flash Lajme

Më të lexuarat