Prokurori i  Përgjithshëm, Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja.

Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë”.

Në një njoftim të shkurtër, prokuroria sqaron se që prej ditës së djeshme, kanë nisur verifikimet për prokurorin Arjan Ndoja, të cilat konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e disa ligjeve për prokurorët e gjyqtarët.

“Prokurori i  Përgjithshëm  znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë”.”-thuhet në njoftim.

Flash Lajme

Më të lexuarat