Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj ka mbrojtur sot në Kuvend projektligjin për ”Për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor”. Si nismëtar i këtij projektligji Beqaj, u shpreh se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur gjoba në mënyrë disproporcionale duke dëmtuar disa subjekte në tregun ushqimor, pa i paralajmëruar më parë.

”Çfarë ka ndodhur me sjelljen e AKU për periudhën korrik-gusht duhet të na bëjë të vetëdijshëm për një aspekt shqetësues, që nuk duhet të kthehet në dukuri: mosdetyrimi i shtetit për një periudhë të caktuar. Gjobat janë vendosur në mënyrë disproporcionale vetëm në periudhën korrik-gusht. AKU mund të kishte bërë njoftime paralajmëruese për subjektet”.

Nga ana tjetër, deputeti socialist u shpreh se, bizneset dëmtohen edhe për faktin se gjobat janë shumë të larta, ndaj kërkoi faljen e tyre. ”Një pjesë e këtyre subjekteve kanë qarkullim vjetor jo më shumë se 40-50 milion lekë, pra i gjobisim me një vlerë sa 1/3 e xhiros vjetore. Mund të kenë qenë në shkelje të ligjit, duke mos pasur këtë licencë, por ishin dhe kanë funksionuar duke bashkëjetuar me situatën e moszbatimit të ligjit. Në QKB vetëm për periudhën korrik-gusht 2019 janë regjistruar 1480 subjekte për tu pajisur me licencë të tillë, 10 herë më shumë se në vitin 2018”. Në përfundim të seancës, me shumicë votash, Kuvendi e rrëzoi projektligjin, i cili po ashtu nuk ishte miratuar as në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat