Partia “Zgjidhja” nëpërmjet një deklarate për shtyp ka denoncuar dhunën ashpër të ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj banorëve të “Astirit”.

“Këto foto të rënda nuk janë prej një zone lufte.

Janë shkrepur sot në mëngjes në zonën e Astirit, e cila prej një viti është nën shtetrrethimin dhe kërcënimin e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës”, vijon “Zgjidhja” në deklaratë.

Sipas partisë “Zgjidhja”, banorët duhet të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut për shtëpitë dhe bizneset e tyre, pastaj të ndërtohet vepra publike.

Deklaratë shtypi e partisë “Zgjidhja”

Ndaloni dhunën, banorët e Astririt të dëmshpërblehen!

Këto foto të rënda nuk janë prej një zone lufte. Janë shkrepur sot në mëngjes në zonën e Astirit, e cila prej një viti është nën shtetrrethimin dhe kërcënimin e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës për t’u shembur banesat dhe bizneset. Dhjetra banorë dhe policë janë lënduar gjatë ndërhyrjes së fadromave të IKMT-së për të shembur 33 objekte afër ish-rrethrrotullimit ‘Shqiponja’ dhe përfunduan në spital.

Partia ‘Zgjidhja’ dënon ashpër dhunën barbare ndaj banorëve që janë në të drejtën e mbrojtjes së jetës dhe të pasurisë së krijuar prej 30 vitesh. Nuk ka projekt qeveritar që t’u marrë atyre të drejtën mbi pronën. Qeveria e ka humbur betejën 1-vjeçare më këta qëndrestarë që kundërshtojnë projektin mafioz, ku 1 kilometër rrugë kushton 20 milionë euro.
“Zgjidhja’ u bën thirrje inspektorëve të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit të mos bëhen mish për top për interesat e disa qeveritarëve dhe klientëve të tyre që ndajnë bashkë paratë e korrupsionit. Banorët duhet të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut për shtëpitë dhe bizneset e tyre, pastaj të ndërtohet vepra publike.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All