Pas përplasjeve të mëngjesit të sotëm mes policisë dhe banorëve të Astirit raportohet se kanë mbetur të lënduar të paktën 12 persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Burime nga Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 5 efektivë policie dhe 7 protestues.

Po ashtu mësohet se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë që spitali është në gatishmëri të plotë.

Banorët kanë bërë rezistencë në orët e para të mëngjesit, duke i goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë që ndodhen në vendngjarje, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve. Aktualisht punonjësit e IKMT-së vijojnë punën në terren për shembjen e objekteve që preken nga zgjerimi i Unazës së re.

Njoftim i policisë

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Flash Lajme

Më të lexuarat