Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kodicionerëve pak muaj më parë në zonën e Myslym Shyrit, Indrit Çelaj.

Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç janë shpallur në kërkim në muajin Gusht të këtij viti.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht në Tiranë. Çelaj po punonte për rregullimin e kondicionerit në vilën e familjes Kusi. Ndërkohë, pas një konflikti verbal, Griseldo Kusi dushohet se ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar. Një plumb në kokë i mori jetën të riut.

Për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, janë lënë në burg babai i vëllezërve Kusi, Bujar Kusi, Lorenc Veliaj (i cili pranoi fillimisht autorësinë e krimit pastaj zbuloi ngjarjen), Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi.

Mjekësia ligjore përcaktoi se ai ishte vrarë 2 ditë para se të gjendej. Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte nje borxh i papaguar mes viktimes dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave në të cilin ishin përfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve.

Sipas vendimit të Gjykatës që la në arrest me burg Albano Kusin motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima.

 

Flash Lajme

Më të lexuarat