Ka përfunduar aksioni i IKMT-së në zonën e “Astirit”. Raportohet se 33 objekte në këtë zonë janë shembur, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave.

Përplasja e banorëve me policinë ka nisur që në orët e para të kësaj të marte.

Pas përplasjes, 7 banorë dhe 5 policë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunës së ushtruar ndaj policisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat