Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me kritikat pwr rrjetin 5G të internetit, duke thënë se siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet.

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ka thënë se SHBA, Shqipëria dhe aletatët e tjerë të NATO-s duhet të largohen nga rrjete jo të besueshme, drejt atyre të besueshme.

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”, shprehet e Ngarkuara me Punë e SHBA, Leyla Moses-Ones.

Flash Lajme

Më të lexuarat