Një grabitje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e shtetasit Taf Shabani në Fushë-Milot.

Dy persona kanë bujtur në banesën e familjes “Shabani” duke u hequr sikur ishin shokët e djalit emigrant në Itali, por kanë dalë prej andej duke vjedhur të gjitha paratë në kasafortë dhe sendet me vlerë.

Ne banese ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si shokë të djalit te tyre që jeton në Itali dy prej personave janë ngjitur në katin e dytë të banesës.

Mandej ata kanë zbërthyer kasafortën ku ndodheshin paratë duke marrë gjithçka gjetën, duke përfshirë edhe sende me vlerë. E zonja e shtëpisë bëri me dije se bëhej fjalë për tre persona, të cilët nuk i njihte.

Pasi kanë kuptuar që banesa ishte vjedhur familjarët kanë sinjalizuar Policinë e Kurbinit. Kryefamiljari Taf Shabani bën me dije se shuma e parave të vjedhura është e madhe.

.

Flash Lajme

Më të lexuarat