Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të kërkojë dënimin 21 vitesh burg për biznesmenin Arbër Çekaj, por me gjykim të shkurtuar ai të dënohet me 14 vite.

Sipas prokurorisë, Çekaj me anë të firmës së tij ka trafikuar 613 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar dënimin me burg edhe për dy personat e tjerë të arrestuar për këtë trafik droge.

Donald Lushaj, sipas prokurorisë duhet të dënohet me 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite dhe Armando Pezakun 13 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.

Flash Lajme

Më të lexuarat