Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn, 16 vjet për Donaldo Lushajn dhe 13 vjet për Armando Pezakun.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar këtyre të fundit u ulet një e treta e dënimit.

Kujtojmë që Arbër Çekajn është i akuzuari kryesor i Prokurorisë për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri.

Ai u ekstradua nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Për ngarkesën e kokainës u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontejnerin ku ishte fshehur droga nga Porti i Durrës drejt Maminasit.

Nga këqyrja që i është bërë kompjuterit të shoqërisë “Arbi Garden”, janë rikuperuar biseda në “chat”. Një prej tyre, i përket prillit 2015, kur Arbër Çekaj flet me një shtetas spanjoll.

Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe. S’më lanë të kthehem.

Shtetasi spanjoll: E di, e di. Je pa faj.

Flash Lajme

Më të lexuarat