Ish-presidenti, Bujar Nishani mendon se kaosi i krijuar për Gjykatën Kushtetuese nuk ka nevojë të shkojë në Komisionin e Venecias. Për emisionin Opinion, Nishani tha se: ”Me sa kam parë dhe dëgjuar unë, Ambasada Amerikane ka bërë një sugjerim për t’ju adresuar Komisionit të Venecias.

Thelbi qëndron kund tjetër, që nuk ka as kohë dhe asnjë arsye për të gjykuar edhe njëherë reformën në drejtësi. Komisioni i Venecias ka thënë shumë për këtë çështje”. I pyetur se cila është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari, ish-presidenti tha se kjo nuk ka asnjë diskutim. ”Midis Kushtetues dhe Ligjit prevalon Kushtetuta. Marsida Xhaferllari, ajo është kandidaturë që ka zgjedhur presidenti. Për këtë ka folur edhe Gjykata Kushtetuese, që është i vemti organ duke e afishuar emrin e saj. Është fakt që konfirmon betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese”.

Flash Lajme

Më të lexuarat