Aksioni i kërkim-shpëtimit ka vijuar edhe përgjatë natës, ku shpresat për të nxjerrë njerëz me jetë nuk është shuar.

Gjatë natës, në një operacion të drejtuar nga ekipet shqiptare dhe atyre greke është arritur të nxirret me jetë 25-vjeçari që qëndroi nën gërmadha për thuajse 20 orë.

Raportohet se i riu Klajdi Qato u nxor me jetë nga rrënojat dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Shpëtimi i të riut i cili ishte raportuar si i vdekur ka gëzuar pamasë të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit por edhe qytetarët që ishin në terren.

Flash Lajme

Më të lexuarat