Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar operacionin në hotelin “Mia Mare”, i shkatërruar plotësisht nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Ekipet e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, po vijojnë operacionin në në gërmadhat e këtij objekti pas sinjalizimit që dha një prej qenve të stërvitur.

Ka qenë drejtuesi i grupit malazez, që ka thënë se qeni i tij ka nuhatur diçka nën rrënoja. Për këtë arsye, kërkimet vijojnë nën rrënojat e hotelit, ku mund të nxirret një tjetër trup i pajetë.

“Këtu ka skuadra nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Jemi përpjekur të futemi brenda kësaj ndërtese, pasi nuk kemi saktësisht një informacion nëse ka viktima apo njerëz në ndërtesë. Natën e kaluar qeni im nuhati diçka por nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë” ka thënë drejtuesi i ekipit malazez të kërkim-shpëtimit për news 24.

Megjithatë ne po vijojmë të kërkojmë dhe po përpiqemi të futemi brenda kësaj ndërtese, por ky proces është shumë i vështirë pasi ndërtesa është e gjitha e shkatërruar. Shpresoj shumë qe ta realizojmë këtë”, është shprehur drejtuesi i operacionit.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All