Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe po përcillen për në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala të cilët humbën jetën nga tërmeti.

Nga 9 anëtarë që ndodheshin mëngjesin e 26 nëntorit në banesë vetëm një prej tyre u nxor me jetë nga rrënojat.

Bëhet fjala për 17-vjeçarin, Remë Lala i cili u dërgua për ndihmë më të specializuar jashtë vendit.

Mes viktimave kishte dy binjakë nga 2 vjeç, një djalë 6 vjeç dhe një tjetër 10 vjeç.

Ceremonia mortore u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Durrës, ndërsa në ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Viktimat e familjes Lala:

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)

Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat

Marjeta Lala me 4 fëmijët:

Emilio Lala 6 vjeç

Dionis Lala 2 vjeç

Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë

Amelia Lala 8 vjeç

Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi).

Flash Lajme

Më të lexuarat