Shëmben 7 banesat e para në zonën e ish kënetës në Durrës.

Për prishjen e tyre u mor vendimi në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Durrësit.

Ministri i gjendjes së jashtëzakonshme, Bledi Çuçi në një pronocim për mediat theksoi se në ndihmë të grupit të ekspertëve shqiptarë kanë ardhur edhe inxhinierë të huaj, ndërsa shtoi se do të shemben të gjithë banesat që janë në rrëzik për jetën e qytetarëve.

Këto janë 7 objektet e para që prishen në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Durrësit. Me ne po asistojnë, përveç ekspertëve dhe inxhinierëve pamë dhe grupin e IKMT-së dhe një grup inxhinierësh të huaj me të cilët po bëjmë të mundur që prishja të jetë në mënyrë sa më profesionale dhe që të ketë sa më pak dëme të të gjithë ambientit  që e rrethon,” tha Çuçi.

Ish këneta në Durrës është një zonë e cila u prek më shumë nga lëkundjet e tërmetit të së martës, ku pati 8 viktima dhe u shkatërruan me dhjetëra banesa.

Flash Lajme

Më të lexuarat