Zhulien Varfaj do të marrë përkohësisht detyrën e kryetarit të bashkisë së Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhje me urgjencë të këshillit bashkiak të Durrësit.

Varfaj, aktualisht nënkryetar i bashkisë, do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

Ai merr detyrën në një situatë të vështirë për qytetin bregdetar, që është goditur rëndë nga tërmeti me magnitudë 6.4 që ka lënë 51 të vdekur dhe qindra të tjerë të pastrehë.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës së saj shokuese në një intervistë të drejtpërdrejtë, kur tha se “duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima”.

“Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”, ishte deklarata e Sakos.

Flash Lajme

Më të lexuarat