Aktivisti i LSI-së në Korçë, Medi Nako ka strehuar në rezidencën e tij 51 banorë nga Durrësi, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Dua te falenderoj per solidaritetin dhe angazhimin e tij Medi Nako aktivist i LSI Korçe, pronarin e “Residences Medi Nako” ne Korçe i cili hapi deren dhe priti 51 banore nga Durresi te prekur nga termeti i dt 26.

Eshte koha per solidaritet dhe pergjegjesi konkrete ne sherbim te banoreve te prekur nga kjo fatkeqesi”, shkruan në një postim në facebook, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari.

Flash Lajme

Më të lexuarat