Presidenti Ilir Meta do të mledh këtë të hënë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Këshilli Sigurisë Kombëtare do të mblidhet në orën 08:30 në institucionin e Presidentit dhe në fokus do të jetë çështja e tërmetit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama konfirmoi se do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili do të mblidhet sot nga Presidenti Meta. “Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë. Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet në orën 08:30, i thirrur nga Presidenti pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat