Shqetësim pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, janë edhe objektet publike. Zv/kryeministri Erjon Braçe, në mbledhjen e 7-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, kërkoi instrumentin financiar me të cilin do të ndërhyhet në këto objekte.

”Ende nuk kemi një përgjigje për instrumentin financiar me të cilin do të ndërhyjmë për objektet publike. Ministrat e kanë paraqirtur shqetësimin, Ministrja e Drejtësisë për institucionet e sigurisë, Ministrja e Shëndetësisë për objektet shëndetësore dhe ajo e Arsimit për institucionet arsimore. Sa më parë duhet të kemi instrumentin financiar brenda tavaneve buxhetore me qëllim që puna të fillojë edhe në këtë aspekt dhe të ofrojmë edhe kushte të tjera në ato objekte ku janë goditur lehtë dhe dëmi mund të riparohet fare thjeshtë për këtë gjë”.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u mësua se tërmeti ka dëmtuar 28 shkolla në Tiranë, Lezhë, Kukës e Elbasan, janë 15 kabina elektrike të dëmtuara në Tiranë dhe dy qendra shëndetësore në Tiranë dhe Kukës. Dëme ka pasur edhe në institucionet e sigurisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat