Tërmeti i fuqishëm i 26-të nëntorit nxorri në pah probleme në sektorin e ndërtimeve, pasi shumë pallate të reja të ndërtuara pas viteve 90’ janë dëmtuar.

Erjon Braçe në mbledhjen e shtatë të jashtëzakonshme tha se ka marrë shqetësime nga shumë banorë në pallate të reja për sharrimin e kolonave.

Në Tiranë unë personalisht kam marrë një seri shqetësimesh nga banorët që janë në pallate të reja, shqetësime me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë lëvizur dhe sharruar kolona për t’u hapur vende për t’u strehuar. Puna duhet të përfshijë ata që kanë leje. Nuk kanë përmasën e Durrësit as në sasi, por as në përmasën e dëmit. Duhet t’u japim garanci njerëzve” tha ai.

Pyetja që lind natyrshëm në këtë rast është a janë kontrolluar nga shteti ndërtimet që qytetarët kanë bërë në pallate?

Flash Lajme

Më të lexuarat