Tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit shkatërroi shumë banesa, duke lënë të pastrehë me qindra njerëz. Nga ky tërmet dolën në pah edhe shumë problem me ndërtimin e objekteve dhe veçanërisht me zonat se ku janë ndërtuar shtëpitë.

Gjeologu Klodian Skrame, i ftuar në studion e FaxNews, deklaroi siguria e truallit ku ndërtohet është një pikë shumë e rëndësishme, me qëllim që ndërtesa t’i bëjë ballë një tërmeti të fuqishëm. Sipas tij, zonat më të rrezikshme ku mund të ndërtohet janë ato pranë bregdeteve, lumenjeve dhe liqeneve.

“Nëse termeti është më I madh se 5, nëse kohëzgjatja është e madhe mbi 15-20 sekonda, atëherë janë të gjitha kshtet e mundshme për të krijuar një humbje të kapacitetit të mbajtjes së një objekti. Kjo bën që rëra të dalë në sipërfaqe. Rëra nuk sillet më si një shkëmb i shkrifët, por do të sillet si ujë. Humbet kapacitetin e saj mbajtës. Ky është një fenomen shumë I rrezikshëm që ndodh në bregdete, në afërsi të lumenjeve, në afërsi të liqeneve. Mund të ndodhë edhe në ato zona që më parë kanëe qenë lumenj ose liqene dhe më pas mbushet e ndërtohet mbi ta, pa e ditur.

Shumë problem që kanë ndodhur gjatë këtij tërmeti kanë të bëjnë me këtë. Është ndërtuar pa kriter, nuk është marrë opinioni I gjeologhut. Kemi prolemin sesi është ndërtuar dhe problemin sesi mund të modifikojmë ne, si mund të bëjmë parandalim, planifikim urban. Ne mumnd të parandalojmë efektet e tërmetit. Na kuishjton më pak të parandalojmë efektet negative, sesa ti kurojmë ato. Duhet roli I gjeologut-inxhinier”, deklaroi inxhinieri.

Në vijim të intervistës, Skrame theksoi se Shqipëria duhet t’u japë më shumë rëndësi studimeve të gjeologëve. Ai shtoi se nuk mund të thuhet prerë se cila zonë është e sigurt dhe se cila jo sepse sipas tij, trualli ndryshon çdo 10 metra.

“Në një objekt, studimi që kushton më pak është studimi i gjeologut. Ne në Shqipëri nuk i japim rëndësi. Ky ka qenë problem. Çdo objet ka një vend specifik, çdo 10 metra truall ndryshon. Nuk mund të themi që Tirana është zonë e sigurt ku mund rtë ndërtohet sepse ndryshon nga metri në metër. Duhet bërë një studim i mirëfilltë. Zona e Kombinatit u dëmtua fort nga tërmeti, çka tregon se Tirana është pjesë-pjesë e sigurt”, tha Klodian Skrame.

Flash Lajme

Më të lexuarat