Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vlerësuar punën dhe gatishmërinë e mjekëve të shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për kujdesin ndaj pacientëve kronikë të Manzës.

Manastirliu, po ashtu falënderoi ekipin e mjekëve në terren të cilët ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur të pastrehë pas tërmetit.

“Faleminderit për përgjigjen e shpejtë dhe gatishmërinë e treguar mjekëve të shërbimit infektiv në QSUT që po ndjekin nga afër pacientët kronikë në Manzë dhe të gjithë ekipit mjekësor në territor që po bëjnë një punë shembullore që shërbimi për banorët e mbetur pa strehë nga tërmeti, të ofrohet pa ndërprerje, duke u kujdesur për secilin prej tyre”.

Ministrja tha se janë kryer 4790 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti dhe më shumë se 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në hotele ku janë sistemuar dhe pikat e emergjencës. Më shumë se 1300 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit, ndërsa vijon monitorimi i kushteve higjieno-sanitare nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në kampet e emergjencës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All