Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë pasdite Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ku tha se brenda 16 dhjetorit do të jetë gati raporti paraprak i dëmeve të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Sipas konstatimeve, në Durrës janë 488 objekte të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme, ndërsa 2553 objekte janë me dëmtime të lehta. Ndër to 36 shkolla dhe 8 spitale janë të dëmtuara rëndë.

Në Lezhë janë 1588 ndërtesa me dëmtime të konsiderueshme, 740 me dëmtime të mesme. Të gjitha 8 spitale me dëme të riparueshme, 2 me të lehta dhe 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit 12 të tjera të riparueshme. Në Tiranë janë konstatuar 216 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme, ndërsa 4018 pallate janë me dëmtime të lehta. Gjithashtu, në Tiranë është mbyllur procesi i akomodimit të familjeve të prekur nga tërmeti, kurse në Durrës 660 familjeve u është aprovuar bonusi i qerasë. Kryeministri tha se në terren po punojnë akoma rreth 500 inxhinjer dhe 81 ekspert të huaj.

Ai përsëriti se fondi i rindërtimit shkon në 20 miliard dollar. Qeveria do të krijoj një ligj të posatshëm për rindërtimin, si dhe do të krijoj një aplikacion të veçant për të treguar transparencën e donacioneve dhe shpenzimit të tyre. Të gjithë ndërtuesit do jenë të detyruar me ligj që 3% do t’i çojnë për familjet në nevojë. /Xh.Sh

Flash Lajme

Më të lexuarat