Një 46-vjeçar shqiptar, i cili jeton në Britaninë e Madhe, ka dalë sot para gjyqit pasi akuzohet se ka vrarë me thikë gruan e tij, Safije. Mendohet se shkaku i vrasjes ka qenë për motive xhelozie.

Fatos Xheta nuk e ka pranuar vrasjen por u tha gjyqtarëve dhe insistoi gjatë seancës gjyqësore se gruaja e tij është gjallë, raportojnë mediat britanike.

46-vjeçari, banues në Lytton Road, Oksford, mohoi të ketë vrarë bashkëshorten. Prokurorët në Gjykatën e Kurorës në Oxford pretendojnë se e ka goditur me thikë kuzhine gruan e tij Safie, 35-vjeç, ndërsa ajo qëndronte në shtratin e saj.

Fatos Xheta ka dhënë dëshminë e tij në gjuhën shqipe, përkthyer nga një përkthyes anglez, ku u shpreh se nuk di të ketë bërë asnjë veprim të gabuar në jetën e tij. Ai nuk mbante mend as që ka punuar në një fabrikë BMV-je. Kur u pyet se çfarë i kujton shtëpia e tij në rrugën Lytton, ai tha se nuk e mbante mend. Kur u pyet nëse e ka vrarë gruan, u shpreh se “nuk e dinte” dhe se “beson se nuk ka kryer vrasje”.

Ai gjithashtu u pyet nëse e dinte që gruaja e tij kishte vdekur  dhe u përgjigj: “Po, ata më kanë thënë, por nuk u besoj atyre, ajo është gjallë.

“Unë nuk e kam vrarë atë, nuk kam vrarë njeri. Asnjëherë nuk kam pasur telashe.” Gjyqi do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat