Me qindra banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, vijojnë të qëndrojnë në kampet e çadrave të ngritura pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan plotësisht ose u shpallën të pabanueshme.

“Shekulli” ishte sot në kampin e ngritur në Vorë, ku siç shihet po shpërndahen ndihma për të prekurit nga USAID. Gazetarja Enida Vërça ishte në këtë kamp për të parë më nga afër se si po jetojnë të prekurit nga tërmeti në këto kampe.

Përmes videove mund të kuptohet mjaft lehtë situata e vështirë në të cilën ndodhen familjet e akomoduar në çadra dhe mungesa e kushteve. Ata thanë për gazetën “Shekulli” se në një çadër jeton më shumë se një familje, ka mungesë të shtretërve dhe se gjatë natës e ndjejë shumë të ftohtin sepse ka mungesë të batanijeve.

Mungesa e shtretërve është  shumë shqetësuese thonë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, madje ato tregojnë se ka familje me 4-5 anëtarë që flenë në një shtrat të vetëm.



Flash Lajme

Më të lexuarat