Dy të rinj u shoqëruan në komisariatin e Policisë së Tropojës pas përfshirjes së një konflikti me disa persona të tjerë. Gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Ndërkaq, të arrestuarit janë shtetasit: J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri, M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Njoftimi

Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit:  J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri, M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë. Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Flash Lajme

Më të lexuarat