Një tragjedi e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Xhyrë, ku çifti i sapomartuar Rezarta Hajdari dhe Olsi Hajdari u gjetën të helmuar nga nëna e këtij të fundit.

Nusja 19-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht policia ka thënë se dyshimet e para janë vetëhelmuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Çifti ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku postonin foto dhe video të shumta së bashku. Po të bësh një kontroll të thjeshtë në faqen “Facebook” të Olsi Hajdari bën publike çaste dhe momente të lumtura së bashku.

Rreth një vit më parë çifti ka festuar edhe fejesën e tyre, ku 27-vjeçari ka bërë postuar një video ku shkruan: Me rastin e fejesës time.

Flash Lajme

Më të lexuarat