Andi Zylyfi, i vrarë mbremjen e djeshme në atentatin në Peqin, sipas ekspertizës ka marrë 27 plumba në trup.  23-vjeçari ka qenë në lokal kur është qëlluar nga autorët.

Andi Zylyfi është kushëriri i pare ( djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur Erdal Duranay.

Nga atentati i djeshëm mbeti i plagosur edhe 21-vjeçari Ardit Uruçi, i cili është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Flash Lajme

Më të lexuarat