Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Itali, ku për pasojë raportohet se ka humbur jetën 53-vjeçari shqiptar Telo Kurti.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ndodhi në Monclavo.

Kurti po udhëtonte në rrugën Valle San Giovanni me mjetin e tij “Fiat Punto”, kur u përplas nga një “Audi”.  Përplasja e dy mjeteve ka rezultuar fatale për 53-vjeçarin, që gjeti vdekjen në vend.

Mësohet se i ndjeri banonte në Otiglio ku punonte si murator. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët morën javën e kaluar nënshtetësinë italiane.

Flash Lajme

Më të lexuarat