Mëngjesin e sotëm, efektivë të Komisariatit nr. 1 kanë gjetur të pajetë në Liqenin Artificial një 57-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët prej ditësh.

Paraprakisht policia bën të ditur se nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet që të jetë vetëmbytur.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat