Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka shprehur sot në Kuvend keqardhje për votimin në rresht nga deputetët në Komisionin Hetimor.

Sot rilindja po bën një gjyq politik, deklaron Malaj në lidhje me shkarkimin, ndërsa shtoi se Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për deputetët por edhe familjet e tyre. Malaj tha se do ta ballafaqoj çështjen në Gjykatën Kushtetuese sapo ajo të krijohet.

“Sot rilindja po bën një gjyq politik. Nuk është hera e parë që më kërkojnë të më shkarkojnë. Në 1997 Berisha i kërkoi shkarkimin tim Finos, por kërkesa e tij ra. Kjo është hera e tretë që kërkohet shkarkimi im, por e përsëris me zë të lartë: kam kryer më së miri detyrën time. Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë. Kam votuar pro ose kundër me përgjegjësi të lartë dhe të thellë.

Në komision ndjeva trishtim për votimin rresht të deputetëve dhe i mirëkuptova sepse Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre. Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama, por unë nuk e kam bërë asnjëherë. Sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj këtë çështje atje”, tha Malaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat