Në institucionin e Presidentit të Shqipërisë, u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Pas leximit të dekretit dhe himnit kombëtar, Ahmetaj vendosi dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, ku u betua duke thënë se, “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave! Presidenti Ilir Meta i dorëzoi dekretin ministrit Ahmetaj dhe i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Tags:betohet në PresidencëMinistri Ahmetaj

Flash Lajme

Më të lexuarat