Mbrëmja e 31 dhjetorit për familjen shqiptare në Itali duket se ka kaluar me tensione. Duke iu referuar raportimeve të mediave italiane, mësohet se 6 persona po ziheshin natën e ndërrimit të viteve në zonën e Piazza della Repubblica.

5 ambulanca, karabinierët dhe policët e bashkisë kanë ndërhyrë për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonë. Nga hetimet paraprake, sherri që ndodhi për shkak të një zënke familjare.

Sherri nisi vetëm gjysmë ore para ndërrimit të viteve, ndërsa gjashtë personat e përfshirë janë të gjithë me origjinë shqiptare, përfshirë një grua shtatzënë.

Disa kalimtarë të rastit panë atë që po ndodhte dhe të të alarmuar lajmëruan forcat e sigurisë në Piazza della Repubblica. Pesë ambulanca erdhën në vendngjarje dhe transportuan  të lënduarit në në spital.

Flash Lajme

Më të lexuarat