U depërtua nga Shqipëria në Turqi, jepet masa për Harun Çelik. Gjykata në Turqi ka dhënë paraburgim për të dyshuarin si gylenist.

Gjykata turke ka dhënë masën e sigurisë ndaj mësuesit Harun Çelik.

Ndërkaq, mësohet se për 42-vjeçarin është caktuar të qëndrojë në paraburgim. Ky i fundit akuzohet se ka shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni akuzohen si pjesëmarrës dhe mijëra të tillë janë burgosur këto 5 vjet.

Flash Lajme

Më të lexuarat