Me uljen e temperaturave, gripi ka nisur të qarkullojë edhe në Shqipëri. Ndërkohë, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino njofton se janë izoluar rastet e para dhe bën thirrje për kujdes të shtuar.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All