Katër ditë pas vrasjes së 51-vjeçares, Diana Saliaj, në Gjerbes të Mallakastrës, ka folur për mediat Ilir Saliaj xhaxhai i autorit të vrasjes.

Ai është shprehur se e dënon aktin e rëndë të nipit të tij madje ka kërkuar dënimin maksimal për të.

“E kemi mbytur me dëshirë”, thotë nipi dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”, shprehet xhaxhai i 16-vjeçarit.

Ndër të tjera xhaxhai ka thënë se me familjen e 51-vjeçares kanë patur marrëdhënie të mira. “Kemi tentuar të shkojmë në varrim por nuk na pranuan. Prindërit e Luisit janë në gjendje shoku. Nipi thotë që shkoi me një shok në shtëpi dhe pinë kafe” shprehet Ilir Saliaj.

Kujtojmë se Drita Saliaj u vra nga djali i vëllait të burrit, në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020. Ata shkuan për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë mbytur me peshqir dhe më pas trupi u hodh në ujrat e rezervuarit të fshatit Gjerbes.

Flash Lajme

Më të lexuarat