Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Paskuqanin, ku kunati vrau kunatën.

Mësohet se Eredet çapoku e përndiqte viktimën, dhe i bënte foto të cilat ia niste bashkëshortit të Enkeledës në burg, ku ai është dënuar me 10 vite për trafik droge.

E ëma e viktimës zbuloi dhe porosinë që bashkëshorti i kishte dhënë Enkeledës, teksa kjo e fundit e kishte vizituar në burg.

“Enkeledë, ruaj veten dhe gocën, se unë jam në burg, nuk kam çfarë të bëj”, i kishte thënë ai bashkëshortes së tij, teksa i kishte dërguar fotot që ia kishte çuar i vëllai, raporton BW.

Krim në familjen në Paskuqan ka ndodhur më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, ku Eredet Çapoku, 34 vjeç ka goditur me mjet të fortë (shkop druri) kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, 30-vjeçarja është vrarë në praninë e nënës dhe vajzës së saj.

Enkeleda Çapoku ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi e kishte denoncuar autorin e ngjarjes për veprën penale “Përndjekje”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All