Aktori i mirënjohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Ndriçim Xhepa ka festuar sot 63-vjetorin e lindjes. Xhepa u lind në Tiranë, më 21 Janar 1957. Studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve dhe i përfundoi më 1979.

Ai ka spikatur në shumë role, ndërsa është shpallur 3 herë fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të Mirë” në “Festivalet e Filmit” në vitet: 1987, 1989 dhe 2000; 2 herë fitues i Çmimit “Aleksandër Moisiu” për “Aktorin më të Mirë” në “Festivalin Kombëtar të Teatrit” në vitin 1986 dhe 1995. Xhepa gjithashtu mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Më poshtë janë filmat në të cilët aktori është shfaqur:

Shokët – (1982)

Kohë e largët – (1983) …. Andrea Selca

Duaje emrin tënd – (1984)

Vendimi – (1984) …. Veroniku

Enveri ynë – (1985)

Të mos heshtësh – (1985)

Hije që mbeten pas- (1985)

Tri ditë nga një jetë – (1986)

Telefoni i një mëngjesi – (1987)

Treni niset më shtatë pa pesë – (1988) …. Astriti

Flutura në kabinen time – (1988)

Kthimi i Ushtrise se Vdekur – (1989)

Unë e dua Erën – (1991) (TV)

Enigma – (1991)

Pas fasadës – (1992)

Plumbi prej plasteline – (1994)

Loin des barbares – (1994) …. Selmani

Përdhunuesit – (1995)

Dasma e Sakos – (1998)

Porta Eva – (1999) …. David

I dashur armik – (2004) …. Harun

Omiros – (2005)

Eduart – (2006)

Sekretet – (2008)

Lindje, Perëndim, Lindje – (2008)

Lutjet e dashurisë – Kronikë provinciale (2009) ….Zeneli

The Delegation (2018)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All