Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se koncesioni i sterilizimit është ndryshuar, duke reduktuar 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme, pasi të bëhen mbi 64 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Por për kryetarin e partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, kjo ndodh një ditë pasi SPAK-u mori dëshminë e mjekut urolog Artan Koni që denoncoi se kur shteti e bënte vetë sterilizimin kosto shkonte në 2.4 euro për një set kirurgjikal, ndërsa sot kushton 190 euro, ose rreth 80 herë më shumë, tregon se qeveria është kapur në krim ekonomik.

Kokëdhima tha se ‘Zgjidhja’ nuk do të pranojë kurrsesi ‘rregullim’ të kësaj kontrate korruptive dhe të gjitha të tjerave si ajo, sepse ato kanë vënë në rrezik stabilitetin ekonomik të Shqipërisë, siç kishte deklaruar në gusht 2018, gjatë një interviste televizive.

Status i Kokëdhimës:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se koncesioni i sterilizimit është ndryshuar, duke reduktuar 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme, pasi të bëhen mbi 64 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Reagimi vetëm një ditë pasi SPAK-u mori dëshminë e mjekut urolog Artan Koni që denoncoi se kur shteti e bënte vetë sterilizimin kosto shkonte në 2.4 euro për një set kirurgjikal, ndërsa sot kushton 190 euro, ose rreth 80 herë më shumë, tregon se qeveria është kapur në krim ekonomik. Ajo i ka paguar vjet 17 milionë euro koncesionarit dhe për 10 vjet do t’i japë 100 milionë euro taksa të shqiptarëve.

‘Zgjidhja; nuk do të pranojë kurrsesi ‘rregullim’ të kësaj kontrate korruptive dhe të gjitha të tjerave si ajo. Ato duhen zhbërë dhe përgjegjësit duhet të dalin përpara drejtësisë. Koncesionet dhe PPP-të kanë vënë në rrezik stabilitetin ekonomik të Shqipërisë, siç deklarova në gusht 2018, gjatë një interviste televizive.

PPP-të e qeverisë vënë në rrezik stabilitetin e ardhshëm ekonomik të Shqipërisë

PPP-të e qeverisë vënë në rrezik stabilitetin e ardhshëm ekonomik të Shqipërisë

Posted by Koço Kokëdhima on Saturday, August 4, 2018

Flash Lajme

Më të lexuarat