Partia Socialiste dega Tropojë i është përgjigjur reagimit të Partisë Demokratike në lidhje me kallëzimin penal ndaj ish-kryebashkiakut të Tropojës Besnik Dushaj, nga kreu aktual Rexhë Byberi.

PS ka publikuar një dokument ku sipas saj sjellë në vëmendjen abuzimet e kryetarit Besnik Dushaj, ku ka urdhëruar financat për të shpërblyer veten e vet me tre paga shpërblim.

“Sa per oreks te atyre qe kane akoma uri politike po ju sjell nje dokument autentik te ish kryetarit abuzues Besnik Dushaj i cili paciptesisht ndersa ne 6 muaj kishte shperdoruar fondin vjetor te Bashkise urdheron financat per ta shperblyer vehten e vet abuzivisht me tre paga shperblim.”-thuhet ndër të tjera në njoftim.

Deklarata e PS-së

Dy llogari ne fb. PD Tropoje dhe FRPD e saj ne trishtim nga vajtja ne Prokurori e dosjes abuzive e ish-Kryetarit te Bashkise Besnik Dushaj dhe e sejmeneve te tij qe institucionin e sherbimeve ndaj qytetarit ne Tropoje e shenderruan ne magazine mitingashësh reagojne me deshperim.

Ne mungese te fakteve ata serviren me parulla partiake e sllogane qe tashme njehere e pergjithmone jane refuzuar nga qytetaret e Tropojes dhe gjithe Shqiperise.

Asnje Gazmend Bardh apo Babale te tjere te PD nuk e tundin nga misioni i tij Kryetarin e Bashkise Rexhe Byberi per ti sherbyer Tropojes dhe qytetareve te saj.

Tashme hajdutet e paskrupuj qe me nepotizem familjar e politik zhgrryen ne miliona leke te taksapaguesve te deshperuar dhe te frikesuar mundohen ti kanalizojne ne politike babezite e tyre.

Stafi i ri i Bashkise Tropoje eshte jo vetem ne pune non stop ne sherbim te komunitetit por dhe vigjilent ndaj ç’do veprimi korruptiv te kryer nga keta”demokrate folklorike”per vite me radhe.

Sa per oreks te atyre qe kane akoma uri politike po ju sjell nje dokument autentik te ish kryetarit abuzues Besnik Dushaj i cili paciptesisht ndersa ne 6 muaj kishte shperdoruar fondin vjetor te Bashkise urdheron financat per ta shperblyer vehten e vet abuzivisht me tre paga shperblim.

Ja pra ky eshte Besniku i Partise dhe kjo eshte Partia e Besnikut te cilen pijerisht medioker e abuzues si ai e kane çmontuar e shenderruar ne karrikature politike.

1 of 2
-+

Tags:DushajRexhë Byberi

Flash Lajme

Më të lexuarat