Një ditë pasi u shfaq në një video duke konsumuar kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Hetimet e SPAK nuk lidhen me konsumin e kokainës, por lidhur me dyshimet se kryebashkiaku është i përfshirë në prodhim dhe shitje narkotikësh.

Duke u bazuar në nenin 283 të Kodit Penal, Alla merret në hetim për zotërim substancash narkotike. Neni 283 i Kodit Penal parashikon: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Prodhimi, përzierja, përgatitja, shpërndarja, mbajtja, ofrimi për shitje, shitja, shpërndarja me çdo mënyrë, transportimi i çdo lloj droge narkotike ose substance psikotrope në kundërshtim me dispozitat ligjore, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në
njëzet vjet”.

Mësohet se është prokurori Ened Nakuçi që ka nisur hetimet për verifikimin e çështjes. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet të sekuestrojë videon e publikuar në media dhe të marrë dëshmitë mbi rastin.

Çështja i ka kaluar SPAK-ut, strukturë e dalë nga drejtësia e re, duke qenë se bëhet fjalë për një zyrtar të lartë.

Vetë kryebashkiaku në reagimin e tij tha se videoja është e montuar nga Partia Demokratike dhe po përdoret për ta shtantazhuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat