Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar sërish pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke pirë drogë dhe marrjes në hetim nga SPAK me akuzën prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjetet sociale Alla shkruan se do të dorëzojë një padi në ngarkim të ish-deputetit Ervin Salianji të cilin e cilësoi si person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Ai ka sqaruar opinionin publik se ka qenë në dijeni të ekzistencës së video-montazhit prej rreth një viti, por beson se drejtësia do të hetojë këtë rast.

REAGIMI I PLOTE I LEFTER ALLA

Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia.

Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës.

Flash Lajme

Më të lexuarat