Çifti i bashkëshortëve, Durim dhe Suada Hadri nga Prizreni, u gjetën të vdekur mëngjesin e djeshëm në banesën e tyre në vendlindje.

Sipas mediave vendase, mësohet se ata ishin gjetur të vdekur pasi ishin qëlluar me nga një plumb të vetëm në kokë.

Të dy, kishin ardhur vetëm tre ditë më parë për pushime nga Suedia në vendlindje, por u gjetën pa shenja jete. Ky rast, sipas policisë po cilësohet si vrasje e rëndë.

Ndërkohë në Prokurori, mësohet se burri ishte qëlluar me një plumb në kokë, në pjesën e ballit. Gjithashtu dhe bashkëshortja e tij kishte marrë një plumb në pjesën e pasme të kokës.

Deklarimet zyrtare të institucioneve të rendit, Prokurorisë dhe Policisë, mësohet se në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë policia

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All