Koço Kokëdhima

Kryetari i përtisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, postoi mesazhin e dërguar nga një qytetar, pasi botimit të një komenti ku akuzonte Berishën  dhe Ramën për kriminalizimin e politikës dhe të administratës.

Kokëdhima përzgjodhi reagimin e familjarit të një pacienti me kancer që nuk ka mundësi të marrë më tepër se një ampulë me morfinë, aq sa kanë vendosur autoritetet shëndetësore, duke mos ua lehtësuar sadopak dhimbjet në fund të jetës.

Reagimi i Kokëdhimës

Dje mora shumë reagime për komentin tim “Saliu dhe Rama e kriminalizuan Shqipërinë”. Mes shumë syresh zgjodha njërin që tregon krimin ndaj shqiptarëve, kalvarin e familjarëve të pacientëve me kancer, që nuk kanë mundësi të marrin shërbimin dinjitoz dhe njerëzor për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjet në fund të jetës.

“Zgjidhja” e ka devizë të pandryshuar largimin e kësaj kaste të vjetër politike të përfaqësuar nga Berisha dhe Rama, sepse ajo mbjell vetëm mjerim dhe fatkeqësi për shqiptarët.

Komenti i qytetarit

Përshëndetje z.Kokëdhima. E dëgjova me vëmendje fjalimin tuaj. Nuk e di çfarë ka llomotitur z.Berisha, por doja të thoja diçka konkrete nga ana mjekësore. Kriminale është kur pacientët me kancer që janë në kushte shtëpie i shikon me dhimbje dhe vetëm një ampulë morfinë na lejohet t’i bëjmë, sepse jepet me pikatore nga shteti. Mundohemi t’i sajojmë me qetësues të tjerë për t’u lehtësuar sadopak dhimbjet duke u konsultuar me njëri-tjetrin se çfarë të bëjmë pas këtyre qetësuesve. Është kriminale, t’i bësh sehir dhimbjes së vdekjes. Ju uroj suksese dhe të mos hiqni dorë. Të shajnë dhe të urrejnë, sepse nuk të arrijnë dot.

Flash Lajme

Më të lexuarat