Grupi i deputetëve të opozitës parlamentare i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në lidhje me situatën e renduar në burgjet shqiptarë.

Grupi i deputetëve të opozitës parlamentare, kërkon një interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për shumë çështje të cilat në thelb përbëjnë një kërcenim për funksionimin e drejtësisë në vend.

Temë qendrore e kësaj interpelance do të përfshijë, situatën e rënduar në burgjet shqiptare, shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimin dhe transferimin e drejtuesve të DPB dhe vartësve të tyre.

Por një problematikë tepër e rëndësishëm është edhe mosrespektimi i të drejtave të burgosurve, por edhe rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së në Peqin.

Gjithashtu kjo lëvizje e deputetëve të opozitës parlamentare vjen në një kohë kur autoritetet e burgjeve në vend kanë liruar, Endrit Dokle-n dhe një sere të burgosurish të tjerë të dënuar për disa vepra penale.

Theksojmë se Këshilli i Europës në raportin e tij të fundit për sigurinë ën burgje, ka shprehur kritika të ashpra ndaj shtetit Shqiptar, sidomos në lidhje me keqtrajtimin e të burgosurve.

Interpelanca do të drejtohet nga Lefter Maliqi.

Flash Lajme

Më të lexuarat