Dy persona janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Forcat RENEA në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz.

Sipas informacioneve mësohet se i arrestuari është Leonard Hajri, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij altin Hajri.

Ndërsa, personi i dytë është djali i xhaxhait të dy vëllezërve Hajri.

Të dy vëllezërit, Leonard Hajri dhe Altin Hajri janë pronarë të një kompleksi eventesh në Shijak.

Mësohet se ditën e sotme RENEA ka organizuar një operacion blic në Shijak me qëllim kapjen e autorëve të pengmarrjes në Kamëz. Ndërsa, nga kamerat e sigurisë në kompleksin e eventeve të dy vëllzërve Hajri, kanë fiksuar momentin ku Jan Prenga mbahet peng.

Për sa i përket pengut Jan Prenga ende nuk dihet asnjë e dhënë se ku mund të jetë apo se çfarë ka ndodhur me të. Gjatë aksionit janë arrestuar edhe tre pistoleta me të cilat mendohet se u kërcënua gjatë marrjes peng Jan Prenga.

Flash Lajme

Më të lexuarat