Franca si një nga vendet e cila vendosi veton për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, duket se do ta ketë shumë të vështirë që të ndryshojë qëndrim në samitin e muajit maj 2020, në Kroaci.

Kjo është bërë e ditur sot gjatë një debati televiziv, në kanalin e njohur Francës, “Francë 24”, ku të pranishëm ishin tre eurodeputetë.

Bernard Guetta, është eurodeputeti francez, i cili është një mbështetës i Presidentit të Francës, Emmanuel Macorn dhe përfaqëson grupimin politik të “Renew Europe”. Eurodeputeti tjetër ishte, Andreas Schieder, nga Austria. Ai përfaqëson grupimin politik të Social-Demokratëve. Tineke Strik, nga Holanda dhe përfaqëson grupimin politik të “Të Gjelbërve”.

Debatin, të cilin gazeta “Shekulli” e sjell të plotë, në qendër të vëmendjes kishte veton franceze ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Eurodeputeti francez, Bernard Guetta, ishte tepër skeptik për procesin e zgjerimit me Shqipërinë, pasi vendi ka probleme me rregullin dhe rendin.

Në të njëjtën kohë eurodeputeti francez si qëndrim kryesor solli edhe sjelljen e votuesve francezë dhe krizën në Bashkimin Europian. Gjatë diskutimeve, eurodeputeti nga Franca zbuloi edhe një kusht të ri për Bashkimin Europian, në mënyrë që të ketë një mundësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në plan të parë është propozimi francez për ndryshimin e mënyrës së zgjerimit të Bashkimit Europian. Nëse BE e voton këtë propozim, atëherë edhe Franca mund të japë një dritë jeshile për këto vende.

Por ky mendim nuk është përkrahur nga eurodeputetët në studio, të cilët kanë kërkuar që këto vende të mos lihen pas, pasi do të kenë ndikim në stabilitetin e rajonit.

Debatet e plota mes eurodeputetëve:

Theksojmë se ishte Franca, Danimarka dhe Holanda të cilat refuzuan Shqipërinë për të filluar bisedimet e pranimit. Në të njëjtën kohë Franca refuzoi edhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam e interesuar për pozicionin tuaj. A duhet që këto vende të mund të fillojnë negociatat e pranimit, pas disa muajsh.

Bernard Guetta: Ajo nuk ishte një “Jo”. Nuk ishte një veto. Në pikëpamjen time ishte një vendim i zgjuar, për dy arsye: Së pari, Macorn tha, le të ndryshojmë dhe të reformojmë procesin e anëtarësimit, përpara se të hapim dyert për vendet e reja në Bashkimin Europian. Unë mendoj se ishte vendim i zgjuar, për faktin se nuk duhet të harrojmë se në Francë dhe në Holandë, ishin edhe dy “Jo-të”, në kohën e ndryshimeve kushtetuese të Bashkimit Europian, pra ndryshohej traktati i BE-së. pse një Jo në atë kohë. Përgjithësitë për faktin se njerëzit nuk e kuptuan procesin e zgjerimit.

Por në këtë fazë, Franca ishte relativisht e izoluar. Për Shqipëruan po, por jo për Maqedoninë e Veriut?

Bernard Guetta: Po e kuptoj. Por le të marrim situatën e një “JO-je” për Shqipërinë dhe një “PO” për Maqedoninë e Veriut. Nuk do të ishte shumë e këndshme në atë rajon. Do të ishte shumë fyese për Shqipërinë. Duhet të them që Franca vendosi në tryezë propozime të reja për procesin e anëtarësimit. Dhe udhëzimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë shumë pozitive.

Tineke Strik: Unë mendoj se partia ime nuk ishte dakord me vendimin e Holandës për të bllokuar Shqipërinë. Ne mendojmë se ka pasur një zhvillim të mirë në rajon, veçanërisht duke marrë në konsideratë vendet specifike. Kjo për faktin se ka edhe pritshmëri të larta. Ky nuk është një proces që ka filluar tani, por ka filluar më shumë se 15 vite më parë, me premtimin se nëse do të ketë plotësim të kritereve të kërkuara, atëherë procesi i negociatave mund të fillonte. Ne nuk po flasim për anëtarësim në BE por për fillim të negociatave. Të dyja vendet i kanë përmbushur kriteret. Ata kanë marrë masa të rregullta. Komisioni Europian ka dalë në përfundimin se këto vende i kanë plotësuar kriteret e kërkuara. Por është një çështje e mbajtjes së premtimeve dhe e pritshmërisë.

Andreas Schieder: Mendoj se ishte gabim i madhe për këtë rast. Sepse duhet të themi që ishte një proces i gjatë. Edhe nëse ne i kërkojmë tani Maqedonisë së Veriut që të ndryshojë emrin, apo për të nënshkruar traktate miqësie me fqinjët. Ata ndryshuan kushtetutën, pra bënë një numër reformash. Dhe marrëveshja ishte që ju duhet të bëni këto dhe më pas do të merrni dritën jeshile për të filluar negociatat. Për Shqipërinë nuk ishte shumë e rëndë sepse atyre nuk u duhej që të ndryshonin emrin por megjithatë edhe ata filluan disa reforma. Unë mendoj se duhet të jemi shumë të qartë. Natyrisht unë e kuptoj që ka shumë njerëz që janë skeptik për procesin e zgjerimit dhe së si ai do të funksionojë. Duhet të themi se kjo është vetëm pika e fillimit të negociatave, jo se ata do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian. Ata do të marrin në konsideratë se kur do të fillojnë reformat e kërkuara dhe këto duhet të behën deri në samitin e radhës në Zagreb.

Le të shohim disa zhvillime për vendet për të cilat po flasim. Është fjala për integrimin në BE dhe pritshmërinë e tyre. Roli i Minishengenit. Zaev dhe Rama, folën vetëm disa javë pas marrjes së “JO-sw” nga Bashkimi Europian. Ata flasin për Minishengein. Macron e përshkroi Bosnjën si një minë me sahat. Ai tha gjithashtu se edhe vende të tjera donin ta refuzonin Shqipërinë. Pra është një mesazh miks nga ana e Francës, por që edhe vendet e Ballkanit kanë të drejtë sepse nuk po marrin mesazhin e kërkuar.

Bernard Guetta: Unë mund të them që dy pika janë shumë të vërteta. Bosnja është një vend i destabilizuar. Kjo është e kuptueshme. Sa për Shqipërinë, është e vështirë që të them, sepse situata e ligjit dhe rregullit nuk është e mirë. Për të qenë të drejtë. Pra situata nuk është e mirë. Pra pse shumë vende të BE duan të hapin negociatat me Shqipërinë, sepse ndoshta ka pasur arsye të mira. Më vjen keq që po e them këtë gjë.

Pra ju jeni dakord me Presidentin Macorn, se vendet e tjera ishin dakord me qëndrimin e Francës por votuan në favor të Shqipërisë?

Bernard Guetta: Absolutisht që po.

Tineke Strik: Mendoj që vendet anëtare mund të flasin vetë për këtë çështje. Ato të gjitha ranë dakord që të fillonin këto negociata. Çështja është se Shqipëria ka treguar një dëshirë shume të madhe, kanë marrë shumë masa, të tipit, reforma e drejtësisë, në të cilën një pjesë e madhe e gjyqtareve janë larguar. Gjithashtu nëse ne i hapim negociatat me këto vende mund të bëjmë më shumë përpjekje për të përmbushur kriteret e kërkuara. Pra pse të mos e përdorim këtë proces për t’u siguruar që këto reforma të vazhdojnë më tej.

Bernard Guetta: Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Sepse në aktualisht e kemi një krizë politike në Bashkimin Europian. Dhe nëse nuk duam që Bashkimi Europian të vdesë shumë shpejt, duhet që të marrim në konsideratë ndjenjat e qytetarëve. Dhe ndjenjat e qytetarëve, fatkeqësisht, ky është një fakt.

Andreas Schieder: Por nëse jemi të ndershëm, kjo nuk është se njerëzit kanë frikë nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Njerëzit janë të mërzitur nga fakti që kompanitë e mëdha nuk po paguajnë taksa, dhe se askush nuk po jep një përgjigje për ndryshimet klimatike. Kjo është çështja e madhe, të cilën Europa duhet t’a zgjidhë. Europa duhet të jetë e shpejtë. Asnjë komb nuk duhet të përdorë veto për Bashkimin Europian. Por kjo u pa mjaft qartë tek Presidenti Macron. Unë jam pak i zhgënjyer, sepse mendova se ai është një lider i fuqishëm i BE, por ai po luan thjesht lojën e tij. Por le të kthehemi tek dy vendet. Ajo që ne pamë ishte Zoran Zaev dhe Edi Rama. Ata duan të ndërmarrin reforma të mëdha. Dhe ju e dini shumë mirë se njerëzit janë edhe skeptik për reformat. Por ka edhe një gjeneratë të re e cila është duke pritur për 20 vjet, të cilët duan të kenë një mundësi si të gjithë të rinjtë e tjerë të Europës.

Por nuk duhet të harrojmë edhe krizën brenda vetë BE e cila shumë shpejt do të jetë 27 vende. Po shohim shumë dëshpërim në lindje.

Andreas Schieder: Por ne nuk mund t’i themi këtyre vendeve që duhet të presim sa të zgjidhim krizën e brendshme dhe ju të keni një shans.

Sa i gjatë mund të jetë ky proces, realisht?

Andreas Schieder: Të them të drejtën nuk është realiste të themi se sa do të zgjasë ky proces, kur në të vërtetë ai nuk ka filluar fare. Pra në fillim duhet drita jeshile.

Tineke Strik: Çështja është se unë dua shumë që Macorn të ketë kurjen dhe të flasë për problemat që janë ne BE. Nëse shikoni shtetin e së drejtës në Hungari apo Poloni. Dhe ne po përdorim këto argumente kundër vendeve kandidate të cilat po i bëjnë këto reforma. Pra le të zgjidhim këto probleme dhe njëkohësisht të shpejtomë integrimin. Por kemi edhe stabilitetin e këtyre vendeve. Sepse ato janë në kufij me ne. Kjo krijon instabilitet dhe rrezik për stabilitetin tonë. Duhet të fillojmë procesin.

Bernard Guetta: Unë mund të them, jo sepse jam francez dhe mbështetës i Macron. Ai nuk është as naiv, as injorant dhe as budalla, në lidhej me situatën në Ballkan. Por në të njëjtin kohë nuk është as injorant për situatën brenda BE. Le të shikojmë reagimin e qytetarëve tanë. Nëse ne nuk duam të shkatërrojmë Unionin, fillimisht duhet të bëjmë disa reforma, jo vetëm për procesin e anëtarësimit, por reforma të mëdha.

Andreas Schieder: Po në Zagreb Franca do të mbështes zgjerimin apo jo?

Bernard Guetta: A do të jenë në gjendje vendet e BE-së të mbështesin propozimin e Francës për të ndryshuar procedurat e zgjerimit.

Tineke Strik: Kam shumë frikë për Samitin e majit. Sepse nëse përsëri nuk ka hapje të negociatave, do të shikojmë një përkeqësim të situatës në Ballkan. Stabilitet do të jetë në rrezik. Mendoni për Rusinë, Turqinë dhe Kinën.

Flash Lajme

Më të lexuarat