Një 52-vjeçar pretendon se i kishin grabitur kasafortën në shtëpi. Ndërkohë, policia pas kontrolleve rezultoi se banesa nuk kishte dëmtime në dyer as në dritare dhe se kasaforta ishte e padëmtuar.

Ndërsa, ditën e sotme shtetasi me inicialet L.D., paraqitet sërish në Komisariatin e Lushnjës dhe deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë kishte gjetur shumën e parave të cilën dyshonte se ja kishin grabitur.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të nxjerrë nga media se në Lushnjë është vjedhur kasaforta e shtetasit L. D, ju informojmë se:

Në datën 29.01.2020 është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzon se i kanë vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.

Pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se  banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.

Ditën e sotme paraqitet sërish shtetasi L. D, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat