Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Korçës ku shtetasi Zamir Topi vrau me sëpatë bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmanin.

Zamir Topi siç është raportuar dhe më herët vuan nga çrregullime të shëndetit mendore. Ai rezulton të ketë kartelë mjekësore në spitalin e qytetit të Korçës.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu mësohet se Topi ka thënë se paratë për të blerë sëpatën i kishte marrë borxh.

“Nëse nuk pi ilaçet bie në tokë, e nxjerr shkumë nga goja. Sapo bleva sëpatën, shkova dhe qëllova Dashnor Osmanin. Me 2 mijë lekët e berberit, plotësova lekët për blerjen e sëpatës.  U largova dhe shkova në një dyqan që shisnin mjete ndërtimi. Kam dashur të ble sëpatë, por kushtonte 6 mijë lekë të vjetra. Nuk plotësoja dot lekët, kisha me vete vetëm 4 mijë lekë. Kam shkuar te një berber ku qethesha, i kërkova 2 mijë lekë të vjetra. Osmani nuk më ka folur, vetëm më doli përpara. Osmanit i thashë mos më dil më përpara. Më 28 janar Osmani më doli përpara në Korçë, më bëri karshillëk” shprehet autori i krimit të rëndë.

Kujtojmë se krimi i rëndë ndodhi dy ditë më parë në pazarin e qytetit të Korçës. Viktima, Dashnor Osmani dhe autori i krimit kishin disa vite që kishte hyrë në konflikt me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit e akuzonte herë pas here se i kishte zënë dhe prishur varrin e nënës, në varrezat e fshatit Pocestë të Libonikut. Ky ka qenë shkaku që Zamir Topi, ka qëlluar me një sëpatë në kokë Dashnor Topin, duke i çarë kafkën dhe lënë të vdekur në vend.

Mësohet se Zamir Topi është nën akuzë për vrasje me paramendim. Ndërsa Prokuroria do kërkojë nesër në gjykatë arrest në burg për Topin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat